
MILENIUMI I RI 2

Adresa: Autostrada Tirane- Durres, km 30, Xhafzotaj, Durrës , Albania
kompanise
Përshkrimi
Milenium i Ri 2 sh.p.k zhvillon aktivitetin e saj në fushën e prodhimit të produkteve të amballazhit të letrës dhe kartonit, me ose pa stampim, të formave dhe dimensioneve të ndryshme. Ne realizojmë një gamë të gjerë produktesh, të gjitha në standarte europiane. Fabrika jonë shtrihet ne 6,000 metër katror. Kemi kryer investime të larmishme në teknologji dhe infrastrukturë. Makineritë tona janë të gjitha të reja, prodhim gjerman.
Përpos linjave të printimit, laminim, fustelim, plastifikim etj, tashmë kemi futur dhe linjën e prodhimit të kartonit të onduluar (karton i valëzuar, e-flute). Kapaciteti ynë prodhues mujor është rreth 600,000 produkte. Misioni ynë është të krijojmë një rrjet të gjerë klientësh duke përmbushur kërkesat e tyre në industrinë prodhuese të kutive dhe çantave duke përdorur makineri profesionale, dizajne unike dhe inovative, për të ofruar një cilësi superiore dhe çmime konkuruese në treg. Motivimi i punonjësve përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe sigurimit të një ambienti të përshtatshëm është gjithashtu ndër prioritetet tona.
Vlerat në të cilat mbështetemi:
• Inovacioni dhe kreativiteti – inovacioni është shtresa kryesore e biznesit tonë. Kreativiteti është themelimi I suksesit tonë. Njerëzit janë një pasuri e rëndësishme dhe ne I fuqizojmë ata personalisht dhe profesionalisht.
• Integritet - Të jesh I sinqertë dhe etik në praktikat tona të biznesit. Të mbajmë premtimet dhe të mësojmë nga gabimet tona.
• Besim – Besimi në vetvete dhe tek kolegët komunikimi me ndershmëri dhe dashuri
• Respekt - Trajtimi I të gjithëve me respekt dhe dinjitet, vlerësimi dhe pranim I dallimeve individuale. Trajtimi I punonjësve në mënyrë të barabartë.
• Cilësia - Të mbështetemi në një kulturë të tillë duke ofruar shërbime dhe produkte më cilësore.
Çfarë ofron
MILENIUM I RI 2 ofron shërbime si më poshtë:
• Shërbim dizajni – Duke përdorur sistem CAD të avancuar, gjithashtu ofrojmë shërbim online për klientët tanë.
• Shërbim shtypi me dizajne të personalizuara - Disponojmë makinë 10c Heidelberg, me format maksimal 70x100. Përpos printimit ofrojmë dhe teknologjinë e llakimit UV, llak ujor, ushqimor, mat.
• Plastifikim mat, lluster, kamosh, varak etj.
• Fustelim (prerje) – Makina e fusteles sonë është e markës Juxing. Kryen proçeset prerje dhe vijëzim i produktit.
• Laminim letër + karton të onduluar.
• Prodhimi i kartonit të onduluar (karton i valëzuar, e-flute).
Shërbime

Sherbime dizajni

Laminim leter + Karton te onduluar per paketime

Paketime letre dhe kartoni te stampuara me logo

Plastifikime mat, lluster, kamosh, varak per printime

Printime ne sasi te medha

Printime offset si ftesa per evente, fletepalosje, broshura, flyers, libra etj
.jpg)
Prodhim kartoni i onduluar (karton i valezuar, e-flute)

Sherbim shtypi me dizajne te personalizuara

Cutting
.jpg)
Fustelim (prerje)

Canta kartoni per shopping

Canta letre te personalizuara

Karton paketimi per pica

Kuti kartoni per amballazhim produktesh

Kuti kartoni per paketim produktesh

Kuti kepucesh e personalizuar

Kuti paketimi per sapun

Kuti per paketim embelsirash

Kuti per paketimin e produkteve farmaceutike

Paketim per cokollate
Certifikime
MILENIUMI I RI 2 SH.P.K. ka arritur me sukses certifikimin e Rrjetit të Zinxhirit të Kujdesit të Pyjeve (FSC) nga Këshilli për Menaxhimin e Pyjeve — një arritje e jashtëzakonshme për organizatën tonë. Ky certifikim thekson përkushtimin tonë të palëkundur ndaj praktikave të qëndrueshme dhe menaxhimit të përgjegjshëm të pyjeve.